Dinamo nis një faqe të re në historinë e saj.
Klubi prezanton sot logon e re e cila vjen me një stil dhe konceptim modern duke u bazuar tek elementët historik që kanë shoqëruar klubin tonë që nga krijimi.
Konturi përkufizues i logos dhe dy vijat e bardha janë ndërtuar duke u bazuar në vijat përkufizuese të hartës së Tiranës në vitin 1950, vit i cili përkon me themelimin e klubit.
Shkronja “D”, shfaqet e lakuar sipas trajektores së konturit.



