James Rodriguez vendos për Olympiacos

James Rodriguez vendos për Olympiacos

Pas eksperiencës në Katar , James Rodriguez ka vendosur të rikthehet përsëri në kontinentin e vjetër .

Greqia është destinacioni i kolumbianit i cili do të mbrojë ngjyrat e Olympiacosit .

Sipas Fabrizio Romanos akordi ndërmjet Al- Rayyan dhe helenëve  thekson huazimin e mesfushorit deri në fundin e sezonit dhe këta të fundit do ti paguajnë 40 % të pagës fantazistit të ‘’ Los Cafeteros ‘’.

 Kontrata me  Al- Rayyan mbetet në fuqi për dy vitet e ardhshme por 31 vjeçari mendon se ende mundet të përfaqësohet denjësisht në Europë .

Për më tepër në këtë skuadër fantazisti nga Cucuta do të gjejë mbështetjen e Marcelos , shok tek Real Madridi në të kaluarën.

Risia e transferimit tek Olympiacos është se James Rodriguez nuk do të mund të aktivizohet në Europa League sepse regjistrimet e lojtarëve kanë përfunduar në dy shtator, gjë që mund ta bëjë vetëm nëse të besuarit e  Carlos Corberan do të kualifikohen për në fazën finaliste.

  Duke marrë parasysh moshën , për James Rodriguez eksperienca tek Olympiacos mund të jetë një ndër të fundit në karrierë dhe besohet se me talentin që e karakterizon mund ta ndihmojë këtë ekip për të avancuar për më tej dhe pse jo të jetë një lojtar stabël edhe tek kombëtarja ‘’ Trikolor ‘’.  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy