
Drejtuesit e Paris St Germain kanë përveshur mëngët për kërkimin e zëvëndësuesit të Mauricio Pochettinos .
Francezët janë të ndërgjegjshëm se etapa e re që do të nisë së shpejti është shumë e rëndësishme në historinë e këtij klubi dhe pas akordit me Luis Campos po vlerësojnë dy kandidatë për të marrë në dorë fatet e pankinës.
Edhe pas rinovimit të Kylian Mbappes , shqetësimi vijon në ‘’ Parque de Prince ‘’ dhe dy emrat më të përforlur vijojnë të jenë Zinedine Zidane dhe Christophe Galtier. ‘’ Zizou ‘’ ka fituar shumë në të kaluarën me Real Madridin dhe avantazhet për tu bërë pjesë e kryeqytetasve janë të mëdha .
Por këshilltari Luis Campos dëshiron Christophe Galtier i cili fitoi Ligue 1 me Lillen përpara një sezoni .
Ky trainer i kushtoi Nices 4 milionë euro kontrata e të cilit përfundon në 2024-tën dhe do të mbahet mend për mposhtjen e ‘’ Les Pariziens ‘’ , ekip që prej shumë vitesh ka vënë diktatin në Francë dhe pikërisht kuq e bluve i pëlqejnë kandidatë të tillë pasi janë të lidhur ngushtë me suksesin.
Pa diskutim që Zinedine Zidane ka më shumë shanse falë karrierës së mrekullueshme të zhvilluar fillimisht si futbollist e më pas si trainer duke mos harruar titujt e rëndësishëm të fituar me kombëtaren ‘’ Trikolor ‘’ dhe ‘’ Galaktikët ‘’.
Parisi kërkon prej shumë vitesh fitimin e Champions Leagues por mungesa e eksperiencës ka ndikuar gjatë ecurisë dhe Nasser Al Khelaifi nuk ka të ndalur në kërkimin e një traineri që e ka provuar shijen e suksesit të këtij kompeticioni dhe padyshim Zinedine Zidane konsiderohet favoriti në këtë rast.
Francezët mbeten ende në mëdyshje sepse nga një anë presidenti Nasser Al Khelaifi dëshiron ish mesfushorin ndërsa Luis Campos Christophe Galtier , dy emra që kanë dhënë një kontribut të madh tek ekipet e drejtuara .



