Pretendimi i Moukokos

Pretendimi i Moukokos

Sulmuesi Youssoufa Moukoko momentalisht  konsiderohet një ndër risitë e Bundesligës dhe kontinentit të vjetër, i cili e ka ndihmuar Borussia Dortmundin në arritjen e rezultateve pozitive.

17 vjeçari numëron 6 gola dhe 6 asiste në 21 sfida dhe loja e zhvilluar prej tij  meriton të merret në konsideratë .

Kontrata deri në 2023-shin me ‘’ Verdhezinjtë ‘’ shkakton një lloj frike sepse ekipet e elitës vijojnë të mbajnë shënime për golashënuesin , ndër të cilët përfshihet edhe Liverpooli.

Por edhe Barcelona ka treguar interes për Youssoufa Moukokon dhe sipas ‘’ Sport Bild ‘  ky operacion do ti kushtonte spanjollëve 30 milionë euro, plus 7 milionë të tjera që do ti përkisnin rrogës së perlës së ofensivës.

Pavarësisht cilësive të mahnitshme , ky hap konsiderohet i rrezikshëm për arsye të moshës fare të re, histori që meriton një analizë të thellë , pavarësisht se ekipet e lartpërmendura konsiderohen një ëndërr për çdo lojtar .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy