
Trajneri Frank Lampard, foli për herë të parë, pas rikthimit në drejtimin e Chelsea, ku do të zëvendësojë të larguarin, Graham Potter.
Në fjalët e tij, Lampard tha se për rikthimin te Chelsea, ishte një vendim i lehtë dhe u shfaq i lumtur që do të ndihmojë skuadrën deri në fund të sezonit.
Ishte një vendim i lehtë për mua, sepse ky është klubi im. Unë jam një person shumë praktik, kam qenë në një rrugë tjetër që kur u largova nga Chelsea. Po kthehem këtu me besimin se mund të ndihmoj deri në fund të sezonit.
Më vjen mirë që kam mundësinë dhe jam mirënjohës. Unë kam besim në veten time dhe e kuptoj mirë ekipin, terrenin stërvitor, stadiumin dhe tifozët.



