
Ndonëse nuk është zyrtarizuar ende si trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag ka filluar të mendojë që tani për lojtarët që do të afrojë. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se holandezi do të kërkojë afrime në repartin e avancuar.
Ten Hag pëlqen shumë sulmuesin holandez, Steven Bergwijn, të cilin dëshiron të ketë nën urdhrat e tij. Lojtari nuk po gjen hapësira të Tottenham dhe mund të pranojë ofertën e United.
Gjithashtu në listën e Ten Hag është edhe Paulo Dybala. Ky i fundit ka vendosur të largohet nga Juventusi si lojtar i lirë dhe pritet të transferohet në Premier League.



