4 pretendentë për Ousmane Dembele

4 pretendentë për Ousmane Dembele

Rikuperimi i versionit më të mirë në fushë mendohej se do ti parashtronte rrugën Osumane Dembeles me Barcelonën por interesi i fundit me siguri i ka krijuar një dhimbje kokë drejtuesve të spanjollëve  .  Sipas ‘’ Sport ‘’ francezi ka lënë të hapur çështjen e rinovimit me katalansit  sepse në luftë për sulmuesin nga Vermon janë hedhur  katër gjigandë  të Europës .  Pavarësisht se ka  rikuperuar buzëqeshjen në 3-5-2 shin e  formuluar nga Ronald Koeman  duhet të analizojë me seriozitet ofertat e   Parisit , Liverpoolit , Manchester United dhe Juventusit . Duke ditur që kontrata e 23 vjeçarit me ‘’ Blaugranët ‘’ skadon në 2022-shin kjo verë do të jetë një finale për drejtuesit përkatës për të mos mbetur me duar bosh në lidhje me sulmuesin e Francës . 

Vlera paraprake e prishjes së kontrates së Ousmane Dembeles është 50 milionë euro por me kalimin e kohës mund të pësojë një rritje të konsiderueshme që varion nga  60-90 milionë euro. Problematikat e vazhdueshme të Barcelones në lidhje financiat ndoshta do të reduktohen me  shitjen e mundshme të Ousmane Dembeles edhe pse  vlerësohet maksimalisht nga  traineri hollandez.  Në lidhje me pretendentët kryefjala e  Adn së tyre është suksesi  në çdo kompeticion .

Klasifikimin e kryeson Parisi . Mauricio Pochettino e cilëson Osumane Dembelen si zëvëndësuesin e Kylian Mbappes e ardhmja e të cilit  është lidhur ngusht me kalimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. 23 vjeçari përputhet siç duhet  me skemat e argjentinasit dhe  karakteristikat e lojës   janë pak a shumë të njëjta me bashkombasin e tij .

Së dyti për Liverpoolin mund të thuhet se  transferimi  i ishit të Borussia Dormtundit në ‘’ Anfield Road ‘’ do ti jepte një tjetër ngjyrë lojës së ‘’ The Redsave ‘’ dhe do ti plotësonte kërkesat e Jurgen Klopp në rast largimi të Mohamed Salah ose Sadio Manes .

Pas tyre renditet Manchester United . Me peripecitë e shpeshta nxënësit e tij i kanë dhënë për të kuptuar  Ole Gunnar Solskjaerit se duhet të kërkojë me çdo kusht një sulmues rrace për të lënë pas dështimet e të kaluarës.  Preferenca e norvegjezit pa dyshim ishte Jadon Sancho por mosarritja e akordit  me Borussia Dormundin i ka dhënë shansin  për të zgjedhur Osumane Dembelen .

Për një lojtar të kalibrit të tillë nuk kishte si të mbetej jashtë as Juventusi .  Sipas ‘’ Calciomercatos ‘’ bardhezinjtë vijojnë të respektojnë ideologjinë e përhershme të realizimit të operacionit në fjalë me klauzolën e huazimit një vjeçar dhe më pas në bazë të avancimit të lojtarit nga Vermon të marrin vendimin e duhur  . Statistikat prej 38 ndeshjesh  dhe 10 golash  e kanë eklipsuar figurën e Ousmane Dembeles pavarësisht se Barcelona është në një proçes rindërtimi dhe duhet pak kohë për ta marrë veten .

        

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy