
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka publikuar ditën e sotme, listën e lojtarëve, për dy ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.
Franca do të përballet me Austrinë më 22 shtator dhe me Danimarkën më 25 shtator. Bie në sy, rikthimi i sulmuesit të Milanit, Olivier Giroud në kombëtaren franceze, ndërsa nuk mungojnë emra si Mbappe, Griezmann, Dembele, Tchouameni apo dhe Varane.
LISTA E FRANCËS:
Portierë – Lloris, Maignan, Areola.
Mbrojtësit – Saliba, Clauss, Theo Hernandez, Kounde, F. Mendy, Pavard, Upamecano, Varane.
Mesfushorët – Camavinga, Tchouameni, Guendouzi, Rabiot, Y. Fofana.
Sulmues – Giroud, O. Dembele, Mbappe, Nkunku, Griezmann, Kolo Muani.



