Lukaku letër tifozëve: Do mbetem gjithmonë interist, por Chelsea ishte mundësia e jetës

Lukaku letër tifozëve: Do mbetem gjithmonë interist, por Chelsea ishte mundësia e jetës

Romelu Lukaku ka reaguar për herë të parë pas largimit të Interit dhe kalimit te Chelsea. Në një letër drejtuar tifozëve të Interit, nuk i kursen fjalët e zemrës, por shton me tej se kalimi te Chelsea ishte mundësia e jetës.

Faleminderit që më deshët sikur të isha njëri prej jush.

Faleminderit që më bëtë të ndiheshim si në shtëpi mua dhe familjen time. Faleminderit për mbështetjen e pakushtëzuar dhe dashurinë e përditshme. Faleminderit që më motivuat edhe më shumë pas sezonit të parë.

Kur edhe tek Interi, e ndjeva menjëherë që do të bëjë mirë në këtë klub. E vendosa të mos ju zhgënjeja kurrë sa herë që kam veshur fanellën e Interit. Kam dhënë gjithmonë 100% nga vetja çdo ditë në stërvitje, por sidomos në ndeshje për t’iu bërë të lumtur.

Sezoni i parë përfundoi në mënyrën më të keqe, por ju djema më dhatë forcë për të vazhduar përpara, dhe ne e bëmë si ekip, prandaj u bëmë kampionë. Shpresoj ta kuptoni vendimin tim, ishte mundësia e jetës.

Është shansi që kam ëndërruar në këtë moment të karrierës time. Një gjë është e sigurt, do të mbetëm gjithë jetën time një interist, sepse pa ju nuk do të isha lojtari dhe njeriu që jam sot, kështu që ju falënderoj nga thellësia e zemrës. Ju dua, forca Inter”, shkruan Lukaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy