Leeds i vendos çmimin Raphinhas

Leeds i vendos çmimin Raphinhas

Ofensiva e Barcelonës për Raphinhan po bëhet edhe më intensive gjatë orëve të fundit sepse braziliani tashmë i ka lënë për të kuptuar Leeds United se e ardhmja me shumë gjasa do të jetë larg ‘’ Elland Road ‘’.

Sulmuesi vlerësohet maksimalisht nga Marcelo Bielsa por katalanasit nuk kanë ndërmend të dorëzohen për 25 vjeçarin dhe  në njëfarë mënyre i kanë detyruar anglezët ti vendosin çmimin pilarit të sulmit.

 Për këtë arsye ‘’ The Whites ‘’ kanë ndjekur një strategji e cila mund ti largojë spanjollët të cilët duhet të investojnë 40 milionë euro nëse duan ta kenë pjesë të skuadrës ishi-n e Rennes , shifër që sipas ‘’ The Mirror ‘’ mund të konsiderohet një barrierë për Barcelonën që aktualisht mund të ofrojë  vetëm gjysmën e tyre .

 Për një skuadër të dorës së dytë si Leedsi është e natyrshme kjo lloj kërkesë pasi nuk shquhet për shitjet e bujshme gjatë merkatove dhe për Barcelonën do të jetë një situatë shumë e vështirë në lidhje me një lojtar i cili ka edhe dy vite kontratë me Leeds United .

Tentativat e pareshtura  evidentojnë se gjigandët e La Ligas dhe jo vetëm e kërkojnë me çdo kusht transferimin e brazilianit në ‘’ Camp Nou ‘’ për ti ardhur në ndihmë fazës sulmuese që tremb çdokënd dhe favori i britanikëve në këtë rast është se gëzojnë një aspekt ekonomik shumë solid dhe nuk e kanë prioritet shitjen e yjeve .

Ecuria e deritanishme i justifikon ndërhyrjet e kësaj natyre në merkato dhe parashikohet se drejtuesit do ti marrin masat për të negociuar me sukses sepse kalimi në Katalunjë jo vetëm që do të interpretohej një shans unik për Raphininhan por do të ketë mundësinë për të fituar trofe kolektivë, objektiv krejtësisht i realizueshëm nga  ‘’ Blaugranët ‘’.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy