
Përforcimi i krahut të majtë të mbrojtjes është pa dyshim një ndër objektivat e Real Madridit për sezonin e ri dhe puna tashmë ka filluar nga drejtuesit .
Ferland Mendy e ka e hapur derën për largimin nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe portugezi i cili sipas ‘ Telegraph ‘’ e ka humbur protagonizmin tek Manchester City në ndeshjet e fundit , mund ta konsiderojë interesin e ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe të rikthehet në Spanjë.
Flitet se ky operacion mund të finalizohet për shifrën e 60 milionë eurove , i cili do të shënonte fillimin e një hapi shumë të rëndësishëm në karrierën e 28 vjeçarit , lojtar që përfaqësoi Valencian në periudhën 2014-2018.
Por kryeqytetasit po analizojnë edhe emra të tjerë si Raphael Guerreiro dhe Fran Garcia dhe në vijimësi Carlo Ancelotti duhet të marrë një vendim në lidhje me këtë aspekt.
Kërkesat e francezit konsiderohen të ekzagjeruara nga krerët e klubit , të cilët duhet ti vënë pikat mbi i dhe të bëjnë zgjedhjen e duhur gjatë merkatos verore.



