
Orët e fundit drejtuesit e Arsenalit kanë hedhur një hap të suksesshëm në lidhje me të ardhmen.
Mbrojtësi Takehiro Tomiyasu do të vijojë të jetë pjesë e ‘’ The Gunnersave ‘’, i cili u transferua në merkaton e 2021-shit në Londër.
Të qënit solid në prapavijë, pa përjashtuar edhe inkursionet drejt portave kundërshtare, e kanë bindur Mikel Artetan se është një ndër elementët e duhur për prapavijën.
Gjatë merkatos së dimrit Barcelona u interesua për shërbimet e 25 vjeçarit por tashmë katalanasit e kanë marrë përgjigjen nga 13 herë kampionët e Premier Leagues.
Numri një i stolit pret akoma më shumë nga Takehiro Tomiyasu, i cili konsiderohet një vlerë e shtuar në një ndër repartet më difektozë të kryeqytetasve.
Sezoni aktual është i treti për ishi-n e belgëve të Saint- Truidenses tek ‘’ Topchinjtë ‘’, të cilët prej shumë vitesh vijojnë të distancuar nga titujt por drejtuesit besojnë se shumë shpejt do ta thyejnë akullin, në Angli dhe më gjerë.
20 sfida dhe 1 gol janë statistikat e deritanishme të Takehiro Tomiyasut, shumë i rëndësishëm në 11-shen e trainerit spanjoll.



