
UEFA vendosi të përjashtojë të gjitha klubet ruse nga kompeticionet europiane, pasi shteti i tyre nisi sulmet në Ukrainë.
Pezullimi për klubet ruse, ishte i vlefshëm për sezonin e ardhshëm, atë 2022-2023. Në këtë situatë, klubet ruse kanë vendosur të apelojnë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).
Ato kërkojnë të vendimi i UEFA-s të anulohet dhe të lejohen të marrin pjesë në Kupat e Europës.
UEFA njoftoi përjashtimin e klubeve ruse për sezonin e ardhshëm më 2 maj dhe vendi i Zenitit në Champions, do të merret nga kampionët e Skocisë. Klubet ruse shpresojnë për një përgjigje pozitive nga CAS.



