Ditën e sotme rikthehet Champions League, teksa do të zhvillohen dy sfidat e para të vlefshme për fazën e 1/8-ve.
Vëmendja më e madhe do të jetë padyshim të sfida PSG-Real Madrid. Të dyja skuadrat shihen si favorite për të fituar trofeun e Champions-it në fund dhe për këtë arsye në sfidën e sotme do të kërkojnë fitoren.
Siç kanë qenë edhe në ta kaluarën, edhe përballja e sotme premton spektakël.
Po ashtu në 21:00, në fushë zbresin edhe Sporting Lisbona dhe Manchester City. Këta të fundit shihen si favoritë absolutë në sfidën e sotme, por portugezët do të tentojnë të bëjnë surprizën.



