Liverpool në vështirësi, Klopp: Do rikthehemi, e kemi treguar në të kaluarën

Liverpool në vështirësi, Klopp: Do rikthehemi, e kemi treguar në të kaluarën

Liverpool po kalon vështirësi të mëdha këtë sezon, ku përveç kampionatit ku vendet e para duken larg, është edhe me një këmbë jashtë Champions League.

Pavarësisht se situata duket e vështirë, te anglezët nuk mungon optimizmi, ku kërkohet të paktën vendi i katërt, që i dërgon në Champions League sezonin tjetër.

Për këtë ka folur edhe trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, i cili u shpreh se ka besim te skuadra e tij se do e kalojë këtë moment vështirësie.

Duhet të tregohemi të fortë dhe të japim gjithçka në fushë, por në të njëjtën kohë edhe ta shijojmë këtë që po bëjmë. Mendoj se jemi gati të arrijmë aty ku duhet për të minimizuar dëmet e këtij sezoni.

E kemi treguar në të kaluarën se mund të bëjmë gjëra të mëdha, kemi me vete tifozët dhe shpirtin e skuadrës. Do të rikthehemi dhe e rëndësishme është të japim maksimumin në çdo ndeshje. Mendoj se kundërshtarët nuk janë shumë larg, por shpresoj t’i arrijmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy