Busquets vendos për Inter Miamin

Busquets vendos për Inter Miamin

Në orët e fundit , e ardhmja e Sergio Busquets është qartësuar , lojtar i cili do të jetë pjesë e Inter Miamit duke filluar nga sezoni vijues. Spanjolli e përfundon kontratën me Barcelonën në 30 qershor dhe do të luajë përsëri përkrah Lionel Messit, një ndër lojtarët më të mirë të botës. Besohet se argjentinasi ka rezultuar faktor kyç në vendimarrjen e mesfushorit , me të cilin fitoi gjithçka në të kaluarën tek katalanasit dhe do të ketë një mbështetje shumë cilësore , në një ligë ndryshe , e cila në vitet e fundit ka fituar popullaritet për arsye të transferimeve të disa lojtarëve që lanë gjurmë në të kaluarën në kontinentin e vjetër. Eksperienca tek ‘’ Los Cules ‘’ e shëndërron automatikisht në një legjendë 34 vjeçarin, i cili numëron 696 sfida , të shoqëruara me 18 gola dhe 42 asiste, shifra që përmbledhin 14 vite, tek një ekip që mposhti çdo rival në të kaluarën . Pa dyshim të luash përkrah Messit për çdo lojtar është një privilegj dhe Sergio Busquets do të ketë përsëri fatin të bashkpunojë me asin nga Rosario.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy