Peskara largon Rey Manajn, në cilën skuadër do të transferohet sulmuesi shqiptar

Peskara largon Rey Manajn, në cilën skuadër do të transferohet sulmuesi shqiptar

Nuk ka dhënë atë që preitej dhe Pekara largon sulmuesin e kombëtares shqiptare Rei Manaj. Sipas mediave italiane ish-sulmuesi i Interit nuk do të jetë pjesë e Peskarës në sezonin e dytë të Serinë A.

“La Gazzetta Dello Sport”, shkruan që futbollisti do të largohet që në ditët e para të vitit 2017 nga ekipi i tij aktual.

Peskara e huazoi nga Interi me shpresën që ai të kthehej në sulmuesin që do të garantonte vazhdimësi dhe gola. Por vetëm dy rrjetat e tundura nga Manaj deri tani si dhe sjellja që trajneri Odo e ka cilësuar të papërshtatshme, e ka kthyer atë në një lojtar të padëshiruar për teknikun.

Edhe pse presidenti i klubit, Daniele Sebastiani, tha një ditë më parë se prioriteti ishte të mbahej futbollisti, gazeta e njohur italiane bën të ditur se tashmë gjithçka është e mbyllur. Bashkë me Akuilani, Zampano, Verre, Koda dhe Muriç, edhe Manaj do të bëjë gati valixhet për t’u larguar nga Peskara. Fillimisht mendohet se destinacioni i tij do të jetë kthimi te Interi, klubi që zotëron kartonin e sulmuesit shqiptar.

Por nuk është aspak çudi nëse ai huazohet në ndonjë klub tjetër, për të luajtur rregullisht pasi te zikaltërit do ta kishte të pamundur të gjente hapësira. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy