
Prej kohësh vijojnë të qarkullojnë zërat se Carlo Ancelotti do të largohet shumë shpejt nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Italiani ka lënë gjurmë tek Reali Madridi dhe drejtuesit kanë ecur përpara në lidhje me zëvëndësuesin e tij.
Xabi Alonso është traineri që më shumë bind, i cili është aktivizuar edhe si lojtar në të shkuarën tek ‘’ Los Merengues ‘’.
Sigurisht presidenti Florentino Perez ka avancuar në lidhje me këtë çështje, i cili ka arritur një paraakord me ishi-n e Bayer Leverkusenit.

Spanjolli i ka transformuar të ashtuquajturit ‘’ Aspirinat ‘’ dhe i ka shëndërruar në një ekip potent në Bundesligë dhe Europë.
Stili i lojës ofensiv e ka entuziazmuar numrin një të ‘’ Los Merengues ‘’, falë të cilit kjo skuadër është shëndërruar në një ndër më të suksesshmet në historinë e futbollit.
Për më tepër njohja e ‘’ Galaktikëve ‘’ konsiderohet një avantazh për 43 vjeçarin, i cili po zhvillon sezonin e tretë me Bayer Leverkusenin, nënkampion në fuqi i Europa Leagues.
Ishi i Milanit do të jetë pjesë e Real Madridit deri në fundin e sezonit aktual, i konsideruar si një ndër më të mirët në training.



