
Roma u rikthye te fitorja, teksa mposhti me shumë vështirësi Spezian në transfertë 0-1.
Ndonëse për të gjithë pjesën e dytë luajtën me një lojtar më shumë, verdhekuqtë golin e fitores e shënuan vetëm në minutën e 99-të, kur Abraham shndërroi në gol një penallti.
Borussia Dormtund regjistroi barazim në Bundesligë. Verdhezinjtë u ndalën në transfertë nga Augsburg 1-1.
Në Gjermani, kryesimi mbahet nga Bayern Munich me 58 pikë, ndërsa Dortmund renditet në vendin e dytë me 50 pikë.



