Perez kërkon 150 milionë euro për Moratan e Jamesin.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, i ka ofruar Chelseat një mundësi që t’i transferojë Alvaro Moratan dhe James Rodriguezin së bashku për 150 milionë euro, raporton Diario Gol.
Perez dëshiron t’i shesë Moratan e James për të krijuar hapësirë në skuadër, që do t’i hapte rrugë transferimit të talentit francez, Kylian Mbappe.
Pas transferimit të Romelu Lukakus në Manchester United, Morata është shndërruar në cakun kryesor të Chelseat, po Reali nuk do ta lë të largohet atë për më pak se 90 milionë euro.
Por, meqenëse Chelsea pëlqen edhe James Rodriguezin, Perez ka vendosur të heqë dorë nga dyshja për 150 milionë euro.
Por, nëse duan vetëm Moratan ose Jamesin, numri një i 12 herë kampionëve të Evropës e ka bërë të qartë se lojtarët nuk largohen për më pak se 90 milionë, respektivisht 80 milionë euro.



