
E ardhmja e pasigurtë e Milan Skriniar në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Interit prej kohësh, të cilët janë rikthyer tek një dëshirë e vjetër .
Caglar Soyuncu i Leicester City-t numëron pesë sezone me anglezët dhe niveli i lojës së tij ka ardhur në rritje duke i sigurua opsione interesante për të ardhmen 26 vjeçarit turk .
Mirëpo zikaltërit nuk do të jenë të vetmit sepse edhe Atletico Madridi dhe Manchester United po luftojnë për ta larguar nga ‘’ King Power ‘’ Caglar Soyuncu-n i cili do të jetë pjesë e ‘’ The Foxes ‘’ deri në 30 qershorin e 2023-shit .
Rendimenti i yllit të prapavijës ka ardhur në rënie gjatë ndeshjeve të fundit por ky fakt nuk e ka ndalur Interin për të pretenduar ishi-n e Freiburgut , një lojtar cilësor që mund t’i krijojë siguri në fazën defensive Simone Inzaghit.
Shfaqja në skenë e ekipeve të njohura tregon punën e bërë nën drejtimin e Brendan Rodgers dhe avantazhi për to është se mund të përfitojnë shërbimet e Caglar Soyuncu-s me parametër zero në merkaton vijuese.



