
Eksperienca e Samu Chukwuezes tek Villareali i ka shërbyer ekipit nga Castellon për tu pozicionuar si një ndër më kompetitivët në Primera Division dhe Europë në sezonet e fundit, i cili me Unay Emery-n arriti të fitonte Europa Leaguen në të kaluarën .
Me kalimin e kohës rendimenti i nigerianit ka ardhur në rritje dhe shumë shpejt disa ekipe të Premier Leagues janë interesuar për afrikanin.
Ndër kandidatët më të spikatur përfshihet Liverpooli, skuadër e distancuar me trofetë , e cila ka vendosur për të ndezur motorrët për 23 vjeçarin pas mosarritjes së akordit me Roberto Firminon.
‘’ The Redsat ‘’ nuk do ta kenë të lehtë sepse për Samu Chukwuezen në garë janë edhe Evertoni, West Hami dhe Arsenali dhe nuk përjashtohet hyrja e të tjerë pretendentëve gjatë javëve të ardhshme .
Drejtuesit e ‘’ Nëndetëses së Verdhë ‘’ i kanë bërë paraprakisht llogaritë duke marrë në konsideratë kontributin e talentit nigerian dhe kanë përcaktuar 50 milionë euro për largimin e tij nga ‘’ La Ceramica ‘’ .
Situata të tilla janë të paevitueshme sidomos kur bëhet fjalë për një ekip të suksesshëm si Villareali dhe duhet pritur se çfarë do të ndodhë gjatë merkatos vijuese , e cila për shumë ekipe konsiderohet shumë e rëndësishme për arritjen e objektivave.



