
Kosova do të luajë një ndeshje miqësore me Zvicrën më 29 mars. Federatat e dy vendeve kanë arritur marrëveshjen, që dy kombëtaret të zhvillojnë një miqësore mes tyre.
Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës, është planifikuar të luhet në stadiumin e Letzigrund në Zurich.
Në fushë kjo nuk do jetë vetëm një ndeshje futbolli. Te helvetët, pjesë e skuadrës janë edhe shumë futbollistë me origjinë shqiptare, të lindur ose jo në Zvicër. Xhaka dhe Shaqiri me shokë do kenë kundërshtarë fanellën e vendlindjes, teksa interesante do jetë sjella e tyre në fushë.



