Nevil Dede, ish-trajneri i Kombëtares së moshave dhe teknik i klubit të Tiranës, shprehet se Edy Reja vuan nga frika e dështimit. Në emisionin ‘Skaner’ në MCNTV, Dede tha se kur të largohet kjo frikë atëherë do të shohim Kombëtaren që duam.
“Për renditje jemi në rregull. Në letër kishim 6 pikë të sigurta, por në qoftë se merrnim një pikë me Anglinë mund të diskutonim për kualifikim. Reja ka në dispozicion 50 lojtarë, ndërsa në dijeni time ka përdorur 44. Reja nuk duhet të ketë frikë nga dështimi, ne atëherë mund të shohim kombëtaren që duam. Në këtë kontekst mund të shohim se kemi bërë progres. Të kemi frikë nga dështimi për mua është problem”, u shpreh Dede.



