
Sezoni negativ i Arsenalit nuk mund të kapërdihet lehtë nga drejtuesit e londinezëve që kanë filluar punën për të hapur një tjetër kapitull në histori.
Traineri Mikel Arteta është shprehur i pakënaqur me lojën e ekipit dhe duke qenë se jemi drejt hapjes së merkatos ka filluar të analizojë elementët që do t'i rikthejnë buzëqeshjen "The Gunnersave". Eshtë reparti i mesfushës ai që ka çeduar dhe i ka mbajtur në vendnumëro kryeqytetasit dhe kërkohet që kjo situatë të hidhet menjëherë pas shpatullave.
Dy objektivat e deritanishëm të 13 herë kampionëve të Premier Leagues janë Denis Zakaria dhe Eduardo Camavinga.
Sipas raportimeve të "90 min", zviceriani pëlqehet shumë nga Mikel Arteta sepse ka bindur te Bourssia Monchengladbah dhe karakterizohet nga inkursionet e shumta në drejtim të sulmit.
Ky aspekt është shumë tërheqës për spanjollin për vetë faktin e lojës që praktikon Arsenali.
Madje në lidhje me këtë çështje nuk kanë munguar zërat e një shkëmbimi me Granit Xhakan për të cilin gjermanët kanë shprehur në disa raste interes.
Së dyti, në listën e gjatë të Arsenalit është edhe talenti Eduardo Camavinga. Me një skuadër si Rennes, 18-vjeçari nuk ka ndalur së impresionuari të mëdhatë e Europës, ndër të cilët është edhe Real Madridi.
Sipas "Le10sport", mesfushori i lindur në Angola mund të përshtatet me disa pozicione në të cilat ka dhënë rezultate evidente. Në vitet e fundit është konsideruar si risitë e Ligue 1 dhe aktualisht Mikel Arteta po presionon me çdo lloj mjeti drejtuesit e Arsenalit për t'i shkaktuar një kënaqësi të veçantë me transferimin e Eduardo Camavingas në "Emirates". Por lufta sapo ka filluar sepse skuadrat e njohura nuk do t'i shmangen lehtë kësaj piste duke qenë se ky lojtar ka shumë për t'i dhënë futbollit.



