
Paraqitjet e shkëlqyera në Europian të Lamine Yamal, një talent i rrallë në futbollin modern, sigurisht kanë shkaktuar impakt në mbarë botën.
17 vjeçari i tregoi Luis de la Fuentes se nuk gaboi me grumbullimin e tij tek ‘’ La Furia Roja ‘’, i cili ja shpërbleu duke rezultuar një ndër më të spikaturit në 11-she.
Në sezonin e kaluar me Barcelonën sulmuesi zhvilloi 50 sfida, të shoqëruara me 7 gola dhe 7 asiste dhe në këtë evenmient shënoi një supergol në gjysëmfinale kundër Francës, ndër më të bukurit pa asnjë dyshim.
Sipas ekspertëve Lamine Yamalin e pret një e ardhme e ndritur, i cili së fundmi i ka bërë një kërkesë Joan Laportas për të qëndruar në ‘’ Camp Nou ‘’.

Sipas ‘ Sport ‘, spanjolli pretendon rinovimin e kontratës dhe gjithashtu një rritje rroge dhe duhet thënë se e meriton absolutisht një gjë të tillë.
Duke qenë se ‘’ Azulgranët ‘’ po përjetojnë një revolucion në aspektin sportiv dhe ekonomik, duhet pak kohë për ti vënë pikat mbi i ashtu siç duhet.
Sigurisht nëse do të sigurohet qëndrimi i Lamine Yamal në Katalunjë do të konsiderohej një investim për të ardhmen, i cili me atë që ka reflektuar në fushë, mund të shëndërrohet në një ndër të mirët në botë në pak vite.
Për sezonin vijues pritet një Barcelonë ndryshe, me pretendimin për të rifituar vlerat e humbura, të përkthyera këto me më shumë tituj në vitrinë.



