Interi i shkel syrin Yerri Minas

Interi i shkel syrin Yerri Minas

 E ardhmja në dyshim e Milan Skriniar i ka përshpejtuar aksionet e drejtuesve të Interit për të gjetur sa më shpejt një zëvëndësues.

Me Real Madridin dhe Paris St Germain pas dere, zikaltërit s’mund të bëjnë shumë sepse potenciali ekonomik i tyre mund të konsiderohet asi nën mëngë për firmosjen me sllovakun.

Italianët janë munduar gjatë gjithë kësaj kohe të bëjnë një zgjedhje të zgjuar për prapavijën dhe në skenë është shfaqur Yerri Mina.

Kolumbiani spikat për fizikun impresionues dhe konsiderohet një qendëmbrojtës tepër potent, i cili mund të sjellë një risi tek Interi .

Eksperienca tek Evertoni përfundon në verën e 2023-shit dhe flitet se 28 vjeçari s’do të vijojë në ‘’ Goodison Park ‘’ për arsye se nuk ka gjetur shumë hapësira tek ekipi i Frank Lampardit , të përmbledhura në vetëm 70 minuta aktivizim gjatë sezonit aktual.

Lista e mbrojtësve që po analizohen nga Simone Inzaghi është e gjatë , në të cilën përfshihen edhe Nathan Ake  dhe Rafa Marin, përkatësisht tek Manchester City dhe Real Madrid Castilla.

Yerri Mina ka një eksperiencë të gjatë në Europë, aventura e të cilit filloi tek Barcelona dhe prej 5 sezonesh mbron ngjyrat e ‘’ The Toffees ‘’, në një ndër ligat më spektakolare si Premier League.

 

                     

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy