Një minutë heshtje në kupat e Evropës për Davide Astorin, prokuroria nis hetimet për vrasje

Një minutë heshtje në kupat e Evropës për Davide Astorin, prokuroria nis hetimet për vrasje

Vdekja e papritur e kapitenit të skuadrës së Fiorentinës, Davide Astori ka "detyruar" zyrtarët e UEFA-s të marrë vendimin që në ndeshjet e Champions League dhe Europa League do të mbahet një minutë heshtje në nder të mbrojtësit 31 vjeçar. 

UEFA njoftoi se do të mbahet një minutë heshtje para të gjitha ndeshjeve këtë javë në Champions League dhe  Europa League. Davide Astori, u gjet i vdekur dje në dhomën e tij të hotelit në Udine.

Ndërkohë që shumë dyshime janë ngritur për shkaqet e vdekjes, autoritetet italiane kanë konfirmuar se janë hapur hetimet për vrasjen e mundshme të Astorit.

Policia tani po heton vdekjen, shkaku i së cilës ende nuk është bërë i ditur.

Kemi hapur procedurat për rastin rreth hipotezave për vrasje. Do të mbahet edhe një autopsi së shpejti”, ka thënë Antonio De Nicolo, kryeprokurori që po merret me rastin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy