Ermal Krasniqi, u transferua në Rumani, te Cluj në merkaton e janarit, nga kampionët e Kosovës, Ballkani.
Sulmuesi shqiptar po kalon një formë të shkëlqyer, teksa duket se është përshtatur shpejt me skuadrën e re.
Këtë të enjte, Krasniqi ishte sërish vendimtar me gol në kampionat. Shqiptari shënoi golin e parë, në fitoren 2-1 të Cluj ndaj UTA Arad.
Triumf i rëndësishëm për Cluj, që mban vendin e dytë me 59 pikë, 2 më pak se kryesuesit e Farul Constanta.



