
Superiorja luajti javën e 23-të, me rezultatet e arritura, që sjellin ndryshime edhe në renditjen e kampionatit.
Egnatia mbetet e qetë në krye me 48 pikë, plot 11 pikë se Partizani i vendit të dytë. Të kuqtë tashmë rrezikojnë edhe këtë pozitë, pasi Vllaznia i ka barazuar në kuotën e 37 pikëve.
Nuk është e qetë as Tirana, që ndjen presionin e Dinamos, që ndodhet në vendin e pestë me 31 pikë, 3 më pak se bardheblutë.
Renditja vazhdon me Laçin e Skënderbeun me nga 28 pikë, ndërsa mbyll Erzeni me 23 pikë, Teuta me 21 pikë dhe Kukësi i fundit me 19 pikë.



