Derbi me Dinamon, Shehi: Të gjitha ndeshjet do i luajmë jashtë, i frikësohemi vetes

Derbi me Dinamon, Shehi: Të gjitha ndeshjet do i luajmë jashtë, i frikësohemi vetes

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka folur para mediave, në prag të derbit me Dinamon, që skuadra e tij do luajë nesër. Në fjalët e tij, Shehi tha se Dinamo është pengesa e parë, drejt titullit kampion, ndërsa tha se ndërrimi i trajnerit sjell pak konfuzion.

Në lidhje me stadiumin, Shehi tha se pas mbylljes së “Air Albania”, Tirana do i luajë ndeshjet jashtë deri në fund.

Është e vërtetë që kemi 10 pikë më shumë se Lacci, por janë shumë ndeshje e pikë në lojë. Do fokusohemi te vazhdimësia dhe nuk duhet të mendojmë se çfarë distance kemi. Normalisht më pas bëhen edhe llogaritë. Kemi edhe 11 pengesa, e para nesër.

Ndryshimi i trajnerëve të konfuzon pak. Kur është një trajner që ka kohë e ke një panoramë më të qartë. Shpesh ndikon për mirë ndryshimi i trajnerit, në aspektin e motivimit.

Kemi bërë një kampionat të mirë, përballë të gjithë kundërshtarëve. Të gjitha ndeshjet derbi kemi luajtur mirë. Do futemi me synimin për të fituar. Dinamo ka lojtarë cilësorë, ndeshjet ndryshojnë nga njëra-tjetra. Dinamo do vlerësim për cilësitë që ka. Për ne është pengesa e parë për të shkuar aty ku duam.

Kështu është kalendari. Me mbylljen e ‘Air Albania’ ne thuajse çdo ndeshje do ta luajmë jashtë. Përqendrimi ynë është te ndeshja kundër Dinamos.

Janë 11 javë, 33 pikë në lojë. I frikësohemi vetes. Kampionatin e kemi me veten më shumë se me rivalët. Duhet të vazhdojmë për të arritur objektivin, që jemi afër, që të bëjmë krenarë tifozët dhe të gjithë pjesëtarët e klubit dhe skuadrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy