Kombëtarja shqiptare është gati për dy ndeshjet e shtatorit ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë, të vlefshme për kualifikueset e Evropianit 2024.
Ndeshjen me Çekinë, gazetari i sportit në MCN, Edi Hajdini, e sheh si vendimtare për të ardhmen e Kombëtares në Evropian.
Në “MCN live” Hajdini thotë se nuk është kjo Çekia e viteve të arta me futbollistë të kalibrit botëror dhe se diferencat mes dy kombëtareve nuk janë gjithaq të mëdha.
Çekia është një ekip i fortë, por nuk është ‘Çekia e artë’ që ne mbajmë mend me emra si Pavlo Medved apo Jan Koler, që ishin futbollistë vërtetë të kalibrit botëror. Sot Çekia nuk është në ato nivele. Pozitive është vetëm fakti i trajnerit i cili ka një periudhë gati 5 vite në bankinë dhe e njeh problematikën dhe grupin e lojtarëve me probleme.
Unë shoh një minus për kundërshtarin janë favorit absolut, dhe po të shikosh shifrat, diferencat nuk janë kaq të mëdha sa pretendohet dhe kjo dashur pa dashur krijon njëfarë presioni te vendasit duke dashur se janë kaq favorit ndaj kombëtares, ndërkohë ata e din vet se diferencat nuk janë ato.
Mua më bë përshtypje ardhja e Silvinjos, duket se ka përcjell një mesazh pozitiv dhe fryma e grupit ka qenë shumë më mirë se në të kaluarën.
Kjo është ndeshja kyçe dhe vendimtare për të ardhmen e Kombëtares në Evropian.



