
Paris Saint-Germain bëri një merkato shumë të mirë këtë verë, duke marrë në skuadër emra si Ramos, Messi, Donnarumma, Hakimi apo edhe Wijnaldum.
Megjithatë skuadra parisiene mund të bëhet akoma edhe më e frikshme sezonin e ardhshëm. Sipas raportimeve të “The Indipendent”, thuhet se francezët duan të marrin në skuadër edhe një kampion bote.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba. Këtij të fundit i përfundon kontrata me United në fund të sezonit dhe PSG do të përpiqet ta marrë falas.
Për të bindur futbollistin, te PSG janë gati t’i ofrojnë Pogbasë 600 mijë euro në javë, për të bërë mesfushorin francez që të zbarkojë në “Parce des Princes” dhe të mos i marrë në konsideratë ofertat e klubeve të tjera.



