
Kukësi ka ndryshuar trajner. Stavri Nica, është larguar nga drejtimi i verilindorëve, pas humbjes së fundit me Dinamon.
Klubi i Kukësit nuk ka humbur kohë, teksa këtë të mërkurë prezantuan edhe trajnerin e ri.
Drejtimi i skuadrës i është besuar teknikut Emiljano Çela. Ky i fundit drejtoi stërvitjen e sotme, së bashku me asistentin e tij, Alfred Allamani.



