Partizani merr mesfushorin e Shqipërisë, Kukësi firmos me një serb

Partizani merr mesfushorin e Shqipërisë, Kukësi firmos me një serb

Data 5 shtator ishte dita e fundit e merkatos për klubet shqiptare. Nuk kanë munguar edhe lëvizjet e bujshme në fundin e merkatos.

Partizani ka bërë një goditje të madhe, teksa ka firmosur me mesfushorin e Kombëtares, Ergys Kaçe. Klubi i kuq ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me futbollistin 28-vjeçar, me të cilin kanë firmosur kontratë për një vit me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.

Një lëvizje e bujshme kjo për Partizanin, por mund të quhet edhe si goditja më e madhe për klubet shqiptare në këtë merkato vere.

Ndërkohë edhe Kukësi ka bërë një transferim në fundin e merkatos. Verilindorët kanë zyrtarizuar firmën me mesfushorin serb Luka Milunovic, duke i bërë kështu edhe dhuratën e fundit trajnerit Longo.

28-vjeçari më parë është aktivizuar edhe me fanellat e Debrecen, Aris Selanik, Partizan i Beogradit, Zulte, Melah, Sabah Vozdovac dhe së fundmi ishte pjesë edhe e Napredak në kampionatin serb të futbollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy