
Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Kukësit, në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”. Pas sfidës, trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric, tha se barazimi ishte rezultati i drejtë, ndërsa shtoi se është i lumtur me atë që skuadra e tij tregoi, pasi nuk i dha asnjë mundësi shënimi kundërshtarit.
Mendoj se barazim ishte në rregull. Luajtëm ndaj një ekipi që po lufton për Kupat e Europës. Nuk duhet të harrojmë që kishim për të zëvendësuar disa lojtarë, kështu që jam i kënaqur me pikën që morëm. Mendoj se ishte ndeshje e mirë, por në ‘Loro Boriçi’ i fusim nën presion kundërshtarët. Nuk mendoj se duhet të flasim për ata që munguan.
Dhamë disa pasime të gabuara, e humbëm topin me shumë lehtësi, duhet të jemi më shumë të përqendruar në fushë. Jam shumë i kënaqur, nuk i dhamë shumë mundësi shënimi Kukësin. Duhet të përmirësohemi në sulm.



