
Ecuria shumë e mirë tek Brightoni po i siguron me kalimin e kohës pretendentë Chema Andres.
Mesfushori, i cili është produkt i akademisë së Real Madridit po zhvillon një sezon premtues në Premier League.
Pikërisht drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ kanë menduar për rikthimin e spanjollit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, të cilit i përfundon kontrata me anglezët në 2031-shin.
Në sezonin e shkuar u aktivizua në 41 sfida tek Stuttgarti, të shoqëruara me 4 gola dhe 2 asiste.
Adaptimi në kampionatin anglez ka shkuar ashtu siç pritej dhe deri më tani numëron 200 minuta dhe dy sfida si titullar.
Valenciani zhvilloi shtatë sezone në ekipet inferiore të ‘’ Los Merengues ‘’ , për të cilin krerët e Stuttgartit shpenzuan 3 milionë euro.
Edhe tek ‘’ La Furia Roja ‘’ 21 vjeçari ka dhënë kontributi e tij dhe sakrificat e bëra tashmë janë shpërblyer.
Të qënit titullar në 11-shen e trainerit Fabian Hurzeler i ka dhënë shansin të shprehet dhe i ka arrirë objektivat.
Natyrisht që hapi i rradhës për Chema Andres është konsolidimi në formacionin e parë i cili tashmë do ta ketë një motiv më tepër për të dhënë maksimumin në fushën e lojës.



