
Partizani U-17, vijon marshimin drejt titullit kampion në Superioren për këtë grupmoshë.
Të kuqtë e kryeqytetit, triumfuan në derbi ndaj Tiranës, me rezultatin 2-0. Sukses i rëndësishëm, për tu shkëputur në krye me 30 pikë, 7 më shumë se Skënderbeu i vendit të dytë.
Teuta mposhti minimalisht Vllazninë në transfertë, ndërsa Lacci triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Apolonisë.



