U rizgjodh në krye të FFK, Ademi: Nuk më votuan të gjitha klubet, por do trajtohen njësoj

U rizgjodh në krye të FFK, Ademi: Nuk më votuan të gjitha klubet, por do trajtohen njësoj

Agim Ademi u rizgjodh ditën e sotme në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës, për mandatin e dytë 4-vjeçar. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Ademi u shpreh se ky për të do të jetë mandati i zhvillimit.

Ai deklaroi se nuk ishin të gjitha klubet në krahun e tij, por shtoi se për FFK të gjitha do trajtohen njësoj.

Është mandati i dytë për mua. Jam falënderues, sepse u zgjodha president me 2/3 të votave. Ky besim për mua është edhe një obligim nga zemra. Ky mandat, është mandat i zhvillimit. Shpresoj dhe uroj që të përfundoj të gjitha planet që kemi për futbollin. Ka disa klube që mendojnë ndryshe për president, por edhe zërat kundër janë diçka e mirë.

Të gjitha klubet janë të njëjta për FFK. Një pjesë nga këto klube, mund të mendojnë ndryshe, por gjithsesi ato duhet të jenë pjesë e futbollit. Mund të mos e duan Agim Ademin, por duhet të respektohen nga institucioni.

Kosova ka vuajtur shumë në futboll, duke qenë edhe jashtë FIFA-s. Për këtë kemi mbetur pak mbrapa të tjerëve. Tani të ecim sa më shpejt dhe të ecim përpara. Prioriteti i radhës, është edukimi, ndonëse infrastruktura është mbrapa.

Kemi fat që kemi Dukën në UEFA, është një privilegj dhe nder për ne. Kjo është në të mirën tonë. Në komisionin e UEFA-s, jam edhe unë vetë. Asnjë projekt deri më sot nuk më është ndërprerë, më janë realizuar të gjitha. Jam mirënjohës për këtë.

Ligjin e sponzorizimit e kemi mirë në Kosovë, ka rezultuar mirë në financat e klubeve. Shpresoj të bëhet edhe në Shqipëri, sepse e rregullon çështjet financiare. Jam shumë i lumtur që kemi edhe raporte të mira me qeverinë për të marrë ndihmë.

Dhuna në Gjilani-Ballkani? Ishte e parapritur kjo ngjarje, pasi ishte një ndeshje për titull. Do marrin dënimin e mëritura. Raste të tilla nuk mund t’i lejojmë të ndodhin. Duhet të kemi kujdes për rastet e tjera, në ndeshjet e ardhshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy