Interi, dy objektiva për mbrojtjen

Interi, dy objektiva për mbrojtjen

Gjatë kësaj faze të parë të sezonit tek Interi janë vënë re disa ulje-ngritje referuar repartit defensiv.

Traineri Christian Chivu e njeh shumë mirë këtë pozicion duke qenë se është aktivizuar si lojtar dhe drejtuesit kanë filluar ti lëvizin gurët në lidhje me merkaton verore. 

Marc Guehi dhe Dayot Upamencano janë përfshirë në planet e zikaltërve të cilët vijojnë të bëjnë diferencën në ekipet respektive, Crystal Palace dhe Bayern Muncheni. 

Të dy këto komponentë janë drejt përfundimit të kontratës dhe në fakt disa pretendentë janë interesuar së fundmi për shërbimet e tyre. 

Referuar mbrojtësit të londinezëve duhet thënë se kontrata i përfundon në 30 qershor dhe sipas ‘ La Gazzetta dello Sport’ po mendohet një ofensivë nga drejtuesit e ish fituesve të Serisë A gjatë verës. 

Por s’duhen nënvlerësuar as Bayern Muncheni dhe Liverpooli, klube të cilat e bëjnë këtë garë edhe më interesante dhe për më tepër përbëjnë një kërcënim për Interin. 

Mosrinovimi i kontratës nga 25 vjeçari i jep avantazhin secilit kandidat për ta patur pjesë të organikës në të ardhmen e afërt por në këtë rast italianët nuk e anashkalojnë as francezin. 

Alternativat janë të përshtatshme sidomos nëse i referohemi lojës së Interit, një ekip me shumë traditë, si në Itali ashtu edhe në kompeticionet europiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy