Reali i Madridit pas një starti impresionues nuk arriti që në transfertën kundër Legias të merrte 3 pikëshin. Ekipi i Zidan nuk po kalon një formë të mirë dhe për këtë situatë po ndihmon dhe lojtari i tyre më i mirë, Kristiano Ronaldo.
Së fundmi përveç formës së dobët fizike portugezi ka bërë edhe një veprim të pahijshëm ndaj lojtarit të Legias. Një lojtar i skuadrës polake që ishte i shtirë në fushë u shkel qëllimisht nga ylli Madrilen. Edhe pse portieri i Legias protestoi për këtë gjest, gjyqtari vazhdoi lojën.
Pavarësisht se gjyqtari ndërmori këtë veprim, Ronaldo nuk do të mund t’i shpëtojë ndëshkimit pasi rrezikon nga provat televizive.



