Mourinho: Finalja më e rëndësishme në karrierë, në Tiranë për trofeun

Mourinho: Finalja më e rëndësishme në karrierë, në Tiranë për trofeun

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur para mediave, në lidhje me finalen e Conference League në Tiranë më 25 maj.

Roma do të përballet me holandezët e Feyenoord dhe verdhekuqtë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Këtë ka pohuar edhe Mourinho, i cili e quan si finalen më të rëndësishme në karrierën e tij.

Kjo e Conference League është finalja më e rëndësishme në karrierën time, e kemi dëshiruar shumë. Finalet e tjera i kam luajtur, këtë më duhet akoma ta luaj dhe kam dëshirë ta fitoj.

Mendoj për të gjithë rrugëtimin që kemi bërë në Evropë, kemi bërë 15 finale. Të luash në Evropë dhe më pas në kampionat kundër ekipeve që kishin një javë kohë për përgatitje nuk ka kaluar pa pasoja, pa lënë pikë. Kur shoh klasifikimin shoh edhe ndeshjet që kemi zhvilluar të enjten dhe gabimet e arbitrave.

Përballja me Leicester në gjysmëfinale ka qenë e vështirë, por gjithnjë kemi menduar se ndeshja e radhës është më e rëndësishme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy