Bayern përgatit largimet

Bayern përgatit largimet

 Traineri Julian Nagelsmann ka nisur një projekt i cili do ta afrojë Bayern Munchen me sukseset e munguara  .

 Me një ekip kaq kompetitiv  është e natyrshme që gjermani të kërkojë largimin e disa komponentëve të cilët nuk e kanë gjetur veten në skemat e tij dhe të jenë në nivelin e duhur në pjesën e mbetur të sezonit ku janë shumë trofe në lojë.   Spastrimet e janarit pritet të gjenerojnë ndryshime dhe numri një i pankinës  e ka përgatitur listën.  I pari është Kingsley Koman .  

Ishi i Leipzigut ka preferuar të besojë tek Leroy Sane  dhe Jamal Musiala duke e lënë në prapavijë francezin i cili ka arritur në konkluzionin se zgjidhja e duhur  është largimi nga  ‘’ Allianz Arena ‘’.

Dëmtimet e shpeshta të shoqëruara me rendimentin e vakët në fushë  e kanë bindur Julian Nagelsmann  se duhet të kërkojë përforcime për të patur qetësinë e nevojshme  në pjesën e mbetur të sezonit  .

 Pas tij është Corentin Tolisso . Francezi  nuk është adaptuar ashtu siç duhet tek Bayern Munchen dhe më e mira për ishi-n e Lyonit është largimi . 

Për më tepër portali ‘ Transfermarkt ‘ ka shfaqur një statistikë  që konfirmon vështirësitë  e adaptimit të 27 vjeçarit duke treguar se  mesfushori është dëmtuar në 12 raste që nga 2017-ta  kur veshi bluzën e  Bayern Munchen , fakt që tregon se nuk është konstant dhe bavarezët duan ta shmangin këtë problematikë . 

Lista mbyllet me Marc Rocan .  E kaluara e  spanjollit u lidh  me disa skuadra të njohura , veçanërisht në Spanjë dhe Gjermani . Por 24 vjeçari vendosi për Bayern Munchen , skuadër të cilës është vështirë ti thuash ‘’ jo “ .

Por gjithçka ka rezultuar si mos më keq për mesfushorin sepse ka përjetuar një kalvar luhatjesh  fillimisht me  Hansi Flick nën drejtimin e të cilit mundi të aktivizohej në disa raste  dhe aktualisht me  Julian Nagelsmann më të cilin nuk ka mundur të shijojë as edhe një minutë  .  

Kjo histori i ka prodhuar pakënaqësi të mëdha ishi-t të Espanyolit i cili shpreson tek merkatoja e janarit  për të përmirësuar karrierën .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy