
Traineri i Atletico Madridit Diego Simeone në bashkpunim me drejtuesit vijon të punojnë me intensitet në këto ditë deçizive të merkatos së verës.
Argjentinasi ka arritur të jetë determinant tek ‘’ Los Colchoneros ‘’ ndër vite, duke i shëndërruar në një ndër ekipet më të sikletshëm për çdo rival në kompeticionet përkatëse.
Ish mesfushori e njeh shumë mirë këtë klub, pjesë e tij edhe si lojtar në të shkuarën dhe momentalisht ndër trainerët më cilësorë.
Prapavija vijon të jetë një prioritet për ‘’ El Cholon ‘’ i cili e ka bërë përzgjedhjen e rradhës.
Cuti Romero preferohet për vijimësinë, i cili ka ditur të jetë kyç tek Tottenham Hotspuri dhe Argjentina e Lionel Scalonit.
Por reagimi i ‘’ The Spursave ‘’ ka rezultuar i menjëhershëm, të cilët nuk e dëshirojnë largimin e 28 vjeçarit nga ‘’ White Hart Lane ‘’.
Duke qenë se jemi në muajin e fundit të merkatos është e natyrshme që traineri Ange Postecoglou të ruajë organikën, kryesisht lojtarët më të rëndësishëm të 11-shes.
Bisedimet ndërmjet palëve kanë filluar por parashikohet se kërkesa e presidentit Daniel Levy do të jetë e konsiderueshme.
Vlen për tu theksuar se ‘’ Los Rojiblancos ‘’ s’do të dorëzohen deri në fund sepse për më tepër flitet për një kampion bote me ‘’ Albicelestët ‘’, i cili e ka rikonfirmuar rëndësinë në çdo sezon tek ‘’ Gjelat e Londrës ‘’.



