
Gazetari Pano Xhixho, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për lëvizjet te Partizani dhe te Vllaznia.
Në lidhje me largimin e trajnerit Kolela nga Partizani, Xhixho tha se italiani e shikonte të zymtë të ardhmen pas largimit të Marinit, ndërsa shtoi se kishte edhe arsye familjare, për dorëheqjen.
Në fillim u largua drejtori sportiv. E dimë të gjithë, që e kishte edhe trajnerin Kolela. Ishte ai që vendosi për ta marrë te Partizani dhe presidenti Demi ia pranoi projektin. Në fund kur kishte një shtrëngim duarsh mes Demit dhe Marinit. Kjo mund të ketë sjellë edhe largimin e Kolelës. Me largimin e Marinit, e shikonte të zymtë pjesën te Partizani. Unë mendoj se largimi i Marinit, ishte arsyeja bazike, për largimin e trajnerit. Në dijeninë time, ka edhe disa arsye familjare që e shtynë për vendimin.
Në lidhje me Vllazninë, që emëroi trajnerin Migen Memelli, Xhixho deklaroi se shkodranët janë një kantier i hapur dhe për këtë arsye nuk u folën për objektivat.
Realiteti shkodran, nuk pret skuadrën në vendin e dytë, jo më fituese Kupe dhe titull. Jo vetëm këtë, por në Shkodër duan edhe lojën e bukur. Memelli dhe Plori i mëshonin për ndërtimin e një skuadre. Do ketë një revolucion. Te Vllaznia është një kantier i hapur. Janë shumë lojtarë, me të ardhmen në dyshim. Janë një kantier. Në varësi të asaj që do ndërtohet skuadra, do dalin trajneri dhe drejtori, të flasin për objektivin.



