
Shumë talentë po spikasin momentalisht në futbollin më kompetitiv në botë.
Një ndër to është edhe Christian Kofane i cili përfaqëson Bayer Leverkusenin.
Ecuria e 19 vjeçarit ka impresionuar disa trainerë, në veçanti atë të Arsenalit Mikel Arteta.
Siç dihet tek londinezët priten ndryshime gjatë merkatos së verës, kryesisht në repartin e avancuar.
Ishi i Albacetes në sezonin e parë tek ‘’ Aspirinat ‘’ po tregon se do të jetë një ndër m cilësorët edhe në të ardhmen dhe kurrsesi drejtuesit e Arsenalit s’duan ta humbasin këtë rast.
Golashënuesi nga Duala spikat për shtatlartësinë, shpejtësinë dhe mënyrën se si finalizon, pa harruar as fizikun mbresëlënës.
Me këto cilësi është i denjë për një kampionat si ai anglez, ndër më cilësorët në Europë.
Megjithatë vlera e përcaktuar nga presidenti i Bayer Leverkusenit Fernando Carro i arrin 100 milionë eurot por dihet se ekipet angleze, në veçanti ato të elitës shquhen për potencialin.
E ardhmja e Christian Kofane mund të ndryshojë shumë shpejt por gjithçka do të varet nga negociatat ndërmjet palëve të cilat parashikohen se do të jenë intensive.
5 gola në 31 sfida numëron ky lojtar, shumë i rrezikshëm në metrat e fundit dhe një avantazh për ish fituesit e Bundesligës në çdo sfidë.



