Conte i tregon daljen Delle Alli-t

Conte i tregon daljen Delle Alli-t

 

 Kjo periudhë ka rezultuar e mjaftueshme për Antonio Conten në krye të Tottenham Hotspurit për të bërë analizat në lidhje me gjendjen e skuadrës dhe të përcaktojë objektivat e merkatos . Italiani shquhet për karakterin e fortë , cilësi  që e ka reflektuar në çdo skuadër ku ka drejtuar dhe ka arritur në konkluzionin se mesfushori Delle Alli nuk është në lartësinë e duhur për të vijuar përfaqësimin e ngjyrave të ‘’ Gjelave të Londrës ‘’. 

Sipas ‘’ The Athletic ‘’ drejtuesit kryeqytetas kanë filluar tratativat për ti gjetur një tjetër destinacion anglezit i cili është shumë larg nivelit të treguar me Mauricio Pochettinon . 

Të njëjtin mendim kanë ndarë edhe trainerët pararendës  si Jose Mourinho, Nuno Espirito Santo dhe tashmë ishi i Chelseat .

Siguria në këtë mes  është se 52 vjeçari nuk do të ngrohë stolin tek ‘’ Spursat ‘’ por ti dërgojë drejt trofeve kolektivë që mungojnë prej shumë vitesh në ‘’ White Hart Lane ‘’  dhe qëndrimit të yjeve tek anglezët . Ideja e Antonio Contes i ka shërbyer  Delle Allit për ta menduar mirë hapin e rradhës në mënyrë që të shijojë  një eksperiencë ndryshe në karrierë. 

Së fundmi Newcastle United është afruar  dhe ka kërkuar të njihet në mënyrë të detajuar me situatën e 25 vjeçarit duke vazhduar kështu luftën për krijimin e një ekipi kompetitiv , objektivi i të cilit  fillimisht është  shpëtimi i sezonit pasi klasifikohet në zonën e ftohtë të renditjes. 

Pavarësisht se pronarët e rinj arabë kanë gjeneruar një lloj entuziazmi tek ‘’ Las Urracas ‘’, faktet mbeten të hidhur për anglezët që do të kërkojnë domosdoshmërisht të qëndrojnë në Premier League për të shijuar në maksimum investimet marramendëse që kanë përgatitur sheikët me në krye  Yasir Al – Rumayyan në funksion të shëndërrimit të britanikëve në një ferr për çdo rival .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy