Futbollisti francez, Kylian Mbappe, është në ditët e fundit të kontratës së tij me PSG-në. Sulmuesi nuk ka vendosur ende për të ardhmen, por prej kohësh emri i tij lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madrid, si lojtar i lirë në verë.
Te PSG po përdorin të gjitha kartat, për të bindur Mbappe që të rinovojë kontratën dhe të mos largohet nga Franca. Madje sipas “Mundo Deportivo” thuhet se edhe presidenti i Francës, Emannuel Macron, po tenton të bindë futbollistin për të zgjatur bashkëpunimin me parisienët.
Lojtari pas ndeshjes me Real Madrid deklaroi se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij dhe nuk e di ku do të vazhdojë karrierën për sezonin e ardhshëm.



