Manchester United i hedh sytë në Bundesligë

Manchester United i hedh sytë në Bundesligë

Mungesa e efikasitetit në ofensivën e Manchester United e ka vënë në krye të listës së largimeve sulmuesin Anthony Martial .  65 milionët e derdhura në arkat e Monacos janë cilësuar një hap i gabuar i ‘’ The Red Devilsave ‘’  të cilët tashmë do të kërkojnë ti japin fund kësaj historie zhgënjyese .

 E kaluara për 25 vjeçarin ishte krejtësisht ndryshe sepse pretendohej nga  Barcelona , Juventus dhe Real Madrid por anglezët ditën ti  parakalonin dhe e transferuan në ‘’  Old Trafford ‘’ .

 Por tashmë Ole Gunnar Solskjaer ia ka bërë të qarta  planet për të ardhmen dhe e ka anashkaluar ishi-n e Monacos .  Arsyeja është Moussa Diaby që mbron ngjyrat  e Bayer Leverkusen .

21 vjeçari ka treguar shumë profesionalizëm , histori  që ka shumë ngjashmëri me atë të bashkombasit të tij . Vlerat e treguara  me  ‘’ Aspirinat ‘’ menjëherë janë evidentuar nga traineri nordik që s’mendon të humbasë asnjë sekond në funksion të transferimit të parizienit  në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.

Një ekip si Manchester United  mundohet të jetë në çdo merkato protagonist absolut sepse etiketohet si ndër më të suksesshmit në planet. Merkatoja e kaluar konfirmoi këtë fakt  me sakrificat e bëra për rikthimin e Cristiano Ronaldos , element që automatikisht e ka nxjerrë jashtë lojë Anthony Martial-in .

10 ndeshjet e para kanë rezultuar në lartësinë e duhur për Moussa Diaby-n në veçanti dhe Bayer Leverkusen në përgjithësi sepse është shfaqur një rival potent në Bundesligë dhe Uefa Europa League , kompeticione në të cilat i ka bërë shkëlqyeshëm detyrat .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy