Interi ndalet nga Bolonja, Lazio mposht Empolin

Interi ndalet nga Bolonja, Lazio mposht Empolin

Pas fitores së arritur në derbin e Italisë kundër Juventusit, Interi është ndalur në “San Siro” kundër Bolonjës. Zikaltërit nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 duke bërë një hap fals në fushën e tyre.  

 

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të Matia Destros që shënoi në minutën e 14-të të takimit. Por reagimi I interit nuk vonoi shumë pasi në minutën e 37-të Ivan Perisic barazoi gjithcka. Në pjesën e dytë ekipi I De Boer u mundua të marrë fitoren por pa i’a arritur qëllimit duke marrë vetëm një pikë.

 


Ndërkohë në sfidat e tjera Lazio arriti që të rikthehet tek fitorja duke mposhtur në Olimpiko ekipin e Empolit. Bardhekaltërit fituan me rezultatin e pastër 2-0 falë golave të shënuar nga Keita dhe Lulic. Edhe në këtë sfidë portiere I kombëtares shqiptare Thoma Strakosha u aktivizua që nga minuta e  parë e ndeshjes. Një tjetër paraqitje mjaft e mirë e gardianit kuqezi që tregoi dhe njëherë formën e tij mjaft të mirë. 

 


Në ndeshjet e tjera Roma u mposht 3-1 nga Torino, ndërsa Sasuolo mori tre pikë ndaj Udinezes, kurse Genoa barazoi 1-1 ndaj Peskarës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy